Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Kryengritësit akuzohen për shkatërrimin e armëpushimit


Pamje e aeroportit ndërkombëtar në Donjeck i cili është nën kontrollin e trupave qeveritare

Pamje e aeroportit ndërkombëtar në Donjeck i cili është nën kontrollin e trupave qeveritare

Kievi i ka akuzuar separatistët prorusë për shkatërrimin e procesi të ndjeshëm të paqes në Ukrainë, duke i intensifikuar sulmet kundër trupave qeveritare, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Ukrainës, Volodymyr Polyovy, këto akuza i ka bërë sot, një ditë pasi ushtria e Ukrainës tha se e kishte zmbrapsur një sulm të separatistëve në aeroportin e Donjeckut, në pjesën lindore të Ukrianës.

Dje, kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka kërkuar që liderët botërorë të mos i besojnë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, meqë Kremlini dëshiron “eliminimin” e Ukrainës si shtet të pavarur.

XS
SM
MD
LG