Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Përfundishmisht do ta shkatërrojmë ISIL-in


David Cameron

David Cameron

Në Internet është publikuar një video ku shihet vrasja me prerje koke e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga militantët e Shtetit Islamik.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vrasja e humanitarit Haines nga Shteti Islamik ishte një akt i djallit të vërtetë dhe ka shprehur përkushtim që vrasësit do të sillen para drejtësisë.

Zoti Cameron ka shprehur përkushtim për shkatërrimin e militantëve të ISIL-it.

“Hap pas hapi, ne duhet të luftojmë, ta çmontojmë dhe përfundimisht ta shkatërrojmë ISIL-in dhe atë që ai synon. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të qetë dhe të qëllimshme, me përkushtim të çelikt. Këtë nuk do ta bëjmë vetëm, por duke punuar së bashku me aleatët, jo vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por po ashtu edhe me ata në rajon”, tha David Cameron.

Kjo video është publikuar disa orë pasi familja e britanikut David Haines, publikisht u është lutur rrëmbyesve të tij që të kontaktojnë.

Nga militantët e Shtetit Islamik, deri tash janë vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.

David Haines, 44 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nga qyteti Perth në Skoci, ishte rrëmbyer vitin e kaluar derisa punonte për agjencinë franceze, ACTED.

XS
SM
MD
LG