Ndërlidhjet

Kerry: Koalicioni kundër Shtetit Islamik po bashkohet


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se strategjia për kundërshtimin e militantëve të Shtetit Islamik po “bashkohet”, derisa po krijohet koaliconi ndërkombëtar për ta luftuar këtë grup ekstremist në Irak.

Gjatë paraqitjes së tij në rrjetin CBS, zoti Kerry theksoi se është “ekstremisht i inkurajuar” nga përkushtimet për ndihmë ushtarake dhe se disa vende kanë ofruar trupa të këmbësorisë.

Por, sekretari Kerry tha se Uashingtoni nuk do t’i koordinoj sulmet ajrore me forcat e qeverisë së Sirisë.

Këto komente u bënë pak kohë pasi militantët e Shtetit Islamik e publikuan videon ku shihej vrasja me prerje koke e punëtorit humanitar, David Haines.

Pas kësaj videoje, është shënuar përkushtim, për bashkëpunim më të madh në koalicionin kundër Shtetit Islamik, ku përfshihen aleatët e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe jashtë saj.

Zoti Kerry nesër merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Paris, ku shtetet në koalicon do të diskutojnë për rolin që mund ta luajnë në luftën kundër militantëve.

XS
SM
MD
LG