Ndërlidhjet

Suedi: Palët rivale shprehen optimiste për zgjedhje


Pamje e Stokholmit
Pamje e Stokholmit

Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, dhe rivali i tij opozitar nga Social Demokratët, Stefan Lovfen, kanë shprehur besim për sukses në zgjedhjet e sotme parlamentare, pasi e kanë hedhur votën e tyre, në kryeqytetin Stokholm.

Zoti Reinfeldt tha se koalicioni i tij i qendrës së djathtë e ka eliminuar epërsinë që e kishin Social Demokratët, të cilët tash e tetë vjet gjenden në opozitë.

Por, lideri opozitar, Stefan Lofven, tha se ai pret që hulumtimet e opinionit, që Social Demokratëve u jepnin epërsi të madhe, do të dalin të vërteta.

Megjithatë, ai tha se “asgjë nuk është e sigurt derisa të dihen rezultatet finale, por ne kemi rast të mirë të fitojmë, po”.

Kryeministri Fredrik Reinfeldt, që në këtë post është nga viti 2006, është lideri konservator, që shërbeu më së gjati si kryeministër në historinë e Suedisë.

Megjithqë mendohet se ai fitoi lavdërim ndërkombëtar për udhëheqjen e ekonomisë së Suedisë në mënyrë relativisht të mirë, gjatë krizës evropiane të borxheve, shumë suedezë kanë shqetësime se politikat e tij të tregut të hapur e kanë dëmtuar sistemin e mirëqenies sociale.

XS
SM
MD
LG