Ndërlidhjet

K. Veriore: Amerikani dënohet me 6 vjet punë të rëndë


I burgosi amerikan në K. Veriore Kenneth Bae
I burgosi amerikan në K. Veriore Kenneth Bae

Koreja Veriore thotë se e ka dënuar shtetasin e arrestuar amerikan, Matthew Miller, me 6 vjet punë të rëndë, lidhur me akuza për akte “armiqësore” kundër shtetit.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e udhëhequr nga shteti, raportoi se personi Miller sot ishte shpallur fajtor për “akte armiqësore” ndaj Koresë Veriore, derisa kishte hyrë në këtë vend, “nën maskën e turistit”.

Matthew Miller ishte arrestuar pasi dyshohet se ai e kishte grisur vizën e tij në hyrje dhe kishte kërkuar azil, në prill të këtij viti.

Në Korenë Veriore mbahen edhe së paku dy shtetaas amerikanë si të burgosur.

Kenneth Bae, misionar amerikano-korean, 46 vjeçar, është në vuajtje të dënimit prej 15 vitesh në një kamp të punës, për akuza se kishte planifikuar përmbysjen e qeverisë së Koresë Veriore.

Personi tjetër amerikan, Jeffrey Fowle, 56 vjeçar, është i akuzuar për akte “armiqësore”meqë ka dyshime se e ka lënë Biblën në një klub nate në Korenë Veriore. Ai ende nuk është paraqitur në gjykatë.

XS
SM
MD
LG