Ndërlidhjet

Stërvitje ushtarake në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Në pjesën perëndimore të Ukrainës nisin sot stërvitjet ushtarake që përfshijnë rreth 1,300 trupa nga 15 vende të botës.

Pentagoni ka thënë se 200 ushtarë amerikanë do të marrin pjesë në këto ushtrime.

Kjo është hera e parë që trupat tokësore amerikane vendosen në Ukrainë, prejse Rusia ka aneksuar Krimenë në muajin mars.

Stërvitjet do të zhvillohen deri më 26 shtator dhe nuk do të përfshijnë qitje të drejtpërdrejtë të armëve.

Pentagoni ka thënë se manovrat do të rrisin ndërveprimin midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse, që radhiten nga Kanadaja deri te Spanja dhe Letonia.

XS
SM
MD
LG