Ndërlidhjet

logo-print

Sulme ndaj policisë në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se militantët kanë vrarë tre persona në sulmet kundër policisë në provincën Khiber-Pakhtunkhva.

Në Tahll, qytet pranë kufirit me Afganistanin, një polic është vrarë si pasojë e sulmit të militantëve ndaj një stacioni policor.

Ndërkaq, në qytetin Dera Ismail Khan, militantët kanë sulmuar shtëpinë e një shefi të policisë, duke vrarë dy vëllezërit e tij.

Shefi i policisë së qarkut, Sadiq Baloch, e ka përshkruar sulmin si hakmarrje ndaj një operacioni policer më 14 shtator, në të cilin është vrarë një militant.

Zyrtarët ushtarakë të Pakistanit thonë se kanë vrarë mbi 1,000 militantë talibanë qysh në muajin qershor, kur edhe kanë nisur ofensivën kundër tyre në rajonin e Vaziristanit Verior.

XS
SM
MD
LG