Ndërlidhjet

logo-print

Kashmirit i kanoset shpërthimi i epidemive


Kashmir

Kashmir

Zyrtarët në Kashmir, pjesën e administruar nga India, kanë paralajmëruar shpërthim të sëmundjeve nga uji.

Alarmi vjen një javë pasi rajoni është goditur nga përmbytjet më të këqija në disa dekada.

Mbi 184,000 njerëz janë evakuar, por autoritetet thonë se rreth 100,000 të tjerë mbeten të izoluar.

Ministri i Shëndetësisë i Indisë, Harsh Vardhan, ka vizituar Kashmirin për të parë nga afër situatën dhe ka premtuar ndihmën e autoriteteve shtetërore shëndetësore.

Përmbytjet kanë goditur keq edhe Pakistanin.

Mbi 480 është numri i të vdekurve në të dyja vendet.

XS
SM
MD
LG