Ndërlidhjet

Sanksionet “prekin” edhe Fondin Pensional në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Rusia do të përdorë ca para, fillimisht të destinuara për pensione, për të mbledhur një fond anti-krizë, i cili do të ndihmojë kompanitë e prekura nga sanksionet perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kufizuar qasjen e disa kompanive ruse në kapitalin e tregjeve, me shpresë për të bindur Kremlinin që të ndryshojë sjelljen e tij në Ukrainë.

Kompanitë, që përfshijnë gjigantin shtetëror të naftës Rosneft, kanë kërkuar ndihmë nga qeveria.

Agjencia RIA Novosti citon ministrin e Financave, Anton Siluanov, të ketë thënë se vendimi për të ndaluar transferimin e parave në Fondin e Pensioneve do t’i sjellë buxhetit 309 miliardë rubla shtesë (8.18 miliardë dollarë) në vitin 2015.

“Kjo do të na mundësojë që t’iu ndihmojmë kompanive”, ka thënë Siluanov.

XS
SM
MD
LG