Një ligjvënës pro Kremlinit ka thënë se Rusia duhet të ndalojë Euronews-in për shkak të pamjeve që tregojnë forcat e Ukrainës duke përdorur imazhe që e paraqesin presidentin rus, Vladimir Putin, si Adolf Hitlerin.
Gazeta “Izvestia” raporton se ligjvënësi i partisë Rusia e Bashkuar, Mikhail Markelov, ka kërkuar nga rregullatori shtetëror i komunikimeve që të hetojë përdorimin e vazhdueshëm të klipit në Euornews.
Markelov beson se “ka arsye për të hapur rast penal dhe për të ndaluar transmetimet e kanalit evropian në territorin e Federatës Ruse”.
Sipas tij, pamjet kanë për qëllim të kthejnë Evropën kundër Rusisë.