Ndërlidhjet

logo-print

Forcat kirgistane arrestojnë dhe rrahin një anëtar të IS


Ilustrim - Policia ne Kirgistan

Ilustrim - Policia ne Kirgistan

Forcat e sigurisë në Kirgistan, kanë rrahur dhe arrestuar një anëtar të grupit të ndaluar të Shtetit Islamik, kanë thënë familjarët e tij.

Familja e Dilyar Jumabaev, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se forcat e sigurisë kanë sulmuar anëtarin e Hisb ut-Tahrir, pasi që ai nuk i kishte lënë ata të hyjnë në shtëpi të tij dhe të kontrollojnë. Sipas tyre, Jumabaev është rrahur dhe si pasojë ka humbur disa dhëmbë dhe ka pësuar lëndime në kokë.

Por, policia nuk ka pranuar që të komentojë.

Jumabaev po mbahet në paraburgim. Ai nuk e fsheh që është pjesë e Hizb ut-Tahrir, organizatë politike sunni, e cila ka për qëllim që të gjitha shtetet muslimane të i bashkojë në një Kalifat Islamik.

Ky grup është i ndaluar nga qeveria e Kirgistnit. Hizb ut-Tahrir, është i ndaluar edhe në vende tjera ish sovjetike, si në Azi dhe Rusi.

XS
SM
MD
LG