Ndërlidhjet

Jahjaga kërkon implementim të marrëveshjes me Serbinë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje për harmonizim të mëtutjeshëm të institucioneve të mandatuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, implementimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian me Republikën e Serbisë dhe përshpejtimin e reformave të cilat lidhen me përmbushjen e standardeve të përcaktuara për proceset integruese të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Këto komente, Jahjaga i ka bërë gjatë një takimi që sot ka zhvilluar me krerët e shtetit, ku është bërë edhe një vlerësim i seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në takim, ishte i ftuar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeprokurori Sylë Hoxha, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Muharrem Ajeti.

“Ky ishte një takim për i përbashkët për të vlerësuar zhvillimet aktuale në vend pas seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, thuhet ndër tjerash në njoftim të zyrës së Presidencës.

XS
SM
MD
LG