Ndërlidhjet

Irani nuk merr pjesë në luftën ndaj IS


Udhëheqësi iranian, Ayatollah Ali Khamenei
Udhëheqësi iranian, Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se kryeqyteti Tehran ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë kërkuar bashkëpunim për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

Megjithatë, Uashingtoni, ka kundërshtuar fuqishëm bashkëpunimin e Sirisë dhe të Iranit, për të ndërtuar së bashku një koalicion ndërkombëtar, në luftë ndaj militantëve të IS.

Por për refuzimin e kryqytetit Tehran, ka bërë të ditur, Khamenei, në një deklaratë të sotme, derisa po lëshonte spitalin, ku kishte kaluar një operacion me sukses.

Këto deklarata vijnë pasi që Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka takuar në Paris, zyrtarë nga 25 shtete, për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë për të luftuar militantët e IS.

Kerry, ka thënë gjatë fundjavës se ‘do të ishte e papërshtatshme’ nëse Irani merr pjesë në konferencën në Paris.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahia, është tallur me konferencën e Parisit që është mbajtur sot, duke thënë se militantët e Shtetit Islamik nuk mund të luftohen pa përkrahjen e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG