Ndërlidhjet

30 shtete në luftë ndaj IS


Sot, gjate konferencës ne Paris, Presidenti francez Francois Hollande (djathtas) dhe Presidenti irakian Fuad Masum (majtas)
Sot, gjate konferencës ne Paris, Presidenti francez Francois Hollande (djathtas) dhe Presidenti irakian Fuad Masum (majtas)

Rreth 30 shtete dhe organizata të ndryshme që kanë marrë pjesë në konferencë në Paris e organizuar për krizën në Irak, janë pajtuar që të furnizojnë Bagdadin me ‘ndihma ushtarake’ për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Në një deklaratë të përbashkët, të shteteve shumicë Perëndimore dhe Arabe, të lëshuar sot më 15 shtator, thuhet se luftimi i militantëve të IS, është ‘çështje emergjente’.

Sidoqoftë, deklarata nuk e sqaron se për çfarë ndihma ushtarake bëhet fjalë.

Presidenti irakian, Fuad Masum ka thënë më herët në konferencë se një kampanjë e shpejtë dhe këmbëngulëse, kundër IS është e nevojshme, duke paralajmëruse këto grupe mund të rriten më tej dhe të sulmojnë edhe territore të tjera.

“Kërkohen vendime të shpejta dhe radikale, kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët po bëjnë gjenocisë dhe krime ndaj njerëzimit”, është shprehur Masum, duke i quajtur ndër tjerash militantët e IS edhe ‘gangsterë’.

Në anën tjetër, Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë gjatë fjalimit të tij në konferencë se militantët e IS janë kërcënim global dhe kërkohet ndërhyrje globale.

XS
SM
MD
LG