Ndërlidhjet

Ewa Kopacz, nga sot kryeministre e Polonisë


Ewa Kopacz
Ewa Kopacz

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, sot ka emëruar Ewa Kopacz, si kryeministren e ardhshme të vendit. Ajo do të zëvendësoj Donald Tusk, i cili ka dhënë dorëheqje nga ky post, për shkak përgatitjeve që të merr presidencën së ardhshme të Këshillit Evropian.

Kopacz, aleate e afërt e Tusk, është betuar se është e gatshme ‘për të formuar një qeveri të suksesshme’.

Ndërkohë që zgjedhjet parlamentare të Polonisë do të mbahen pas një viti, në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Kopacz do të nominojë kabinetin e saj, i cili më pas do të votohet nga Parlamenti.

Ish kryeminsitri, Tusk, do të zëvendësojë Presidentin aktual të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pasi që këtij të fundi i kalon mandati më 30 nëntor, 2014.

XS
SM
MD
LG