Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka pranuar se ekipi i tij është në raporte tensionuese me administratën e Presidentit Giorgi Margvelashvili.
Duke folur para studentëve në Tbilisi, sot, Garibashvili ka thënë se ai bashkë më bashkëpunëtorët e tij nuk kanë pritur siç thotë ai “marrëdhënie kaq radikale dhe të këqija” me Margveshvilin.
Më 11 shtator, Margvelashvili ka thënë se qëllimi i tij për të vizituar selinë e Kombeve të Bashkuara OKB, në fund të këtij muaji, e ka ‘prishur’ qeveria.
Në qershor, Garibashvili ka shfaq dëshirën e tij për të marrë pjesë në takimin vjetor të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork.
Por më vonë, Presidenti Margvelashvili ka thënë se ai ka marrë ftesë nga sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon për pjesëmarrje në samitin që do të mbahet më 23 shtator.