Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet ruse në Krime të manipuluara


Gjatë votimeve në Krime

Gjatë votimeve në Krime

Ligjvënësi rus ultranacionalist, Vladimir Zhirinovski thotë se zgjedhjet rajonale në pesë zonat ruse, duke përfshirë Moskën, kanë qenë të manipuluara.

Deklarata e tij vjen sot, kur raportet e nxjerra nga partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ thonë se kjo parti është fituese e më tepër se 70 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare në Krime.

Zhirinovsky nga partia Liberale Ruse, sipas këtyre raporteve është i dyti, duke marrë rreth 8 përqind të votave.

Por as ai dhe as partia tjetër, ajo Komuniste Ruse kanë refuzuar t’i njohin këto zgjedhje.

Kandidatët e ‘Rusisë së Bashkuar’, po deklarojnë se kanë fituar shumicën dërrmuese të zgjedhjeve në 84 rajone të Rusisë, të mbajtura më 14 shtator, ku të njëjtën ditë janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale edhe ato të përgjithshme.

Kryeministri, Dmitry Medvedev ka thënë se zgjedhjet në Krime, kanë vërtetuar se ‘fuqitë në Rusi janë të bazuara në procedura legale’.

Ukraina, në anën tjetër i ka shpallur zgjedhjet në Krime, ‘ilegale’.

XS
SM
MD
LG