Ndërlidhjet

Jep dorëheqje deputetja ruse, e përfolur si e dashura e Putinit


Alina Kabayeva

Alina Kabayeva

Deputetja ruse në shtetin Duma, për të cilën ka pasur spekulime se është në lidhje me presidentin Vladimir Putin, ka dhënë dorëheqje nga dhoma e parlamentit.

Alina Kabayeva, e cila në vitin 2006 ka fituar medaljen Olimpike në gjimnastikë, ka thënë se po largohet nga Duma, për t’u marrë me punë të tjera.

Kabayeva, 31 vjeçare, ka qenë deputete në Duma, nga radhët e partisë në pushtet ‘Rusia e Bashkuar', prej se kur është larguar nga sporti në vitin 2007.

Raportet mbi një romancë mes saj dhe presidentit Putin kanë nisur në vitin 2008, dhe ato kanë vazhduar edhe më tej, pavarësisht mohimeve, apo ‘heshtjës’ nga ana e saj dhe zyrtarëve të Kremlinit.

Ndryshe, Putin dhe gruaja e tij Lyudmila janë ndarë në fillim të këtij viti.

XS
SM
MD
LG