Ndërlidhjet

Frankfurt: Filloi procesi kundër personit me origjinë kosovare


Pamje nga Frankfurti

Pamje nga Frankfurti

Në Frankfurt të Gjermanisë sot ka filluar procesi i parë gjyqësor kundër një luftëtari të dyshuar të Shtetit Islamik, i cili është i akuzuar se është anëtar i grupit të jashtëm terrrorist.

I akuzuar në këtë proces është një 20 vjeçar, i lindur në Gjermani, por familja e tij është me prejardhje nga Kosova.

Ai mund të dënohet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor nga një gjykatë e lartë rajonale në Frankfurt.

Procesi gjyqësor është hapur me masa të shtuara të sigurisë, për shkak të goditjes së shteteve perëndimore kundër militantëve të Shtetit Islamik, klidhur me kërcënimin që paraqesin shtetasit, që kththen nga Siria dhe Iraku, ku ata janë stërvitur për përdorim të armatimit dhe kanë marrë përvojë luftarake.

Prokurorët federalë thanë se ky person 20 vjeçar, kishte udhëtaruar në Siri nëpër Turqi, në korrik të vitit 2013, me islamistë të tjerë, duke planifikuar që të bashkohen për të luftuar për krijimin e “kalifatit” për ta pushtuar Sirinë dhe Irakun.

Derisa disa agjenci këtë person e identifikojnë si Kreshnik B., agjencia AFP nga Berlini raporton se personi i akuzuar është Kreshnik Berisha, 20 vjeçar.

XS
SM
MD
LG