Ndërlidhjet

Dyshohet për vdekjen e 500 emigrantëve në Malta


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 500 emigrantë, besohet se kanë vdekur në Mesdhe, pasi që trafikantët përplasën barkën e tyre pranë brigjeve në Malta, javën e kaluar, ka njoftuar sot Organizata Ndërkombëtare për Mirgim.

“Të mbijetuarit kanë deklaruar se trafikantët kanë mbërritur afër dy anijeve dhe kanë urdhëruar emigrantët që të barten në anijën tjetër në mes të detit. Emigrantët e kanë parë si shumë të rrezikshme dhe nuk kanë pranuar. Më pas ka nisur një grindje e dhunshme dhe trafikantët e kanë përdorur barkën e tyre për të goditur barkën e emigrantëve”, ka thënë për Reuters zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Christiane Berthiaume.

Ai ka treguar se në anijen e goditur ishin rreth 500 persona, sirianë, egjiptianë dhe sudanezë. Ata kishin për qëllim që të emigrojnë në Evropë

XS
SM
MD
LG