Ndërlidhjet

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se propozim buxheti për vitin e ardhshëm në asnjë mënyrë nuk siguron kushte për stimulimin e sektorit privat si bazament kryesorë për zhvillimin e ekonomisë.

Por, përkundrazi, sipas tyre në këtë formë siç është hartuar buxheti i shtetit, i jepet përparësi sektorit publik me atë që parashihet rritja e pensioneve, pagave të punonjësve në administratë si dhe mjete shtesë për ndihma sociale.

“Qeveria e Maqedonisë edhe gjatë viti të ardhshëm nuk do ta ndryshojë politikën e deritanishme nga e cila udhëhiqet nëntë viteve të fundit, pra edhe më tej buxheti I shtetit të do fokusohet në rolin e sektorit publik , me këtë planifikim të buxhetit është shumë vështirë të kemi një rritje të dëshirueshme ekonomike, prej ose 6 për qind, do të vazhdohet me shpenzimet publike të cilat shpenzime edhe më shumë do të rrisin nivelin e borxhit publik në vend”, thekson Nikolla Popovski nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Shkupit.

Nga ana tjetër Arben Halili drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore duke komentuar propozim buxhetin e shtetit për 2015 -n thotë se viset e banuara kryesisht me popullatë shqiptare anashkalohen qoftë gjatë fazës së hartimit të buxhetit ose më pas këto projekte shtyhen për t`u realizuar më vonë si pasoj e mungesës së mjeteve.

Fatkeqësisht unë jam I bindur se shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do të vazhdojnë të ndjejnë mbi kurrizin e tyre atë mos kujdes të duhur nga institucionet shtetërore të cilat duhet të investojnë në nivel të barabartë edhe në zonat ku jetojnë shqiptarët. Ne duhet të themi hapur se tani shqiptarët më nuk kanë problem me partnerin maqedonas në Qeveri".

"Por shqiptarët kanë problem me ata që i përfaqësojnë me vet faktin se propozim buxheti , prezantohet nga ministri i financave shqiptarëve tani u kujtohet të formojnë grupe punuese të cilët do të fokusojnë projektet që janë më interes për popullatën shqiptare dhe ata të propozime të inkorporohen gjatë shqyrtimit të buxhetit, pra zgjohemi shumë vonë nga gjumi përderisa të tjerët I kanë mbaruar punët”, thekson Halili.

Ndryshe buxheti për vitin 2015 është projektuar në bazë të parashikimit për në rritje prej 4 për qind të BPV-së, por ish ministri Nikolla Popovski thotë se ky projeksion vështirë është i realizueshëm në kushte në të cilat ndodhet ekonomia e Maqedonisë me atë që stimulohet sektori publik kundrejt atij privat.

“Ajo që është më e rëndësishmja, ajo ritë ekonomike prej dy ose tre për qind sa realisht mund të realizohet në kushte në të cilat ndodhet ekonomia e Maqedonisë nuk i zgjidh problemet e papunësisë dhe standardit të ulët. Maqedonisë i nevojitet një rritje intensive ekonomike që këtë ta ndjejnë qytetarët”, thekson Popovski.

Ndryshe ministri i Financave Zoran Stavreski, gjatë prezantimit të propozim buxhetit për vitin e ardhshëm ka bërë të ditur buxheti do të jetë në funksion të plotësimit të prioriteteve të programit qeveritarë për përkrahjen e ekonomisë, dhe sektorit privat, përmes investimeve kapitale si dhe subvencione për prodhimet bujqësore, dhe ngritjen e standardit të qytetarëve, duke rritur pagat e sektorit publik, pensionet dhe ndihmë sociale.

Ministri Stavreski ka bërë të ditur se nga nëntori këtij viti, administratorët pagën do ta marrin për 4 për qind , më të lartë ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të rriten dhe pensionet si dhe e ndihmat sociale për 5 për qind.

XS
SM
MD
LG