Ndërlidhjet

Guvernatorit Fullani shkon në arrest shtëpie


Ilustrim
Ilustrim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, sot, është liruar nga burgu për të vazhduar arrestin në shtëpi, prej nga do të pret nisjen e gjykimit.

Fullani është arrestuar më 5 shtator, nën akuzën për “shpërdorim detyre për mosveprim”, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga dega e Emisionit të Monedhës.

Parlamenti pritet që të emërojë zëvendësin e Fullanit, pas këtij skandali që ka tronditur besimin e sistemit bankar në Shqipëri.

Fullani, i cili përballet deri më 7 vjet heqje lirie, nëse dënohet, ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa avokati i tij ka thënë se akuzat kanë motive politike.

“Vjedhja erdhi si një rrufe në qiell të kthjellët. Ishte shumë e rëndë”, është shprehur Fullani para apelit të gjyqtarëve të hënën.

“Unë kam punuar në mënyrë korrekte dhe të ndershme për 30 vite si një bankier dhe 10 vite si guvernator”, ka thënë ai.

Flitet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke konsideruar që në vend të Fullanit të dërgojë një ndërkombëtar.

Ndryshe, të njëjtën ditë me Fullanin është arrestuar edhe Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.

Të dy ballafaqohen me akuzën e njëjtë ‘shpërdorim detyre për mosveprim, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga dega e Emisionit të Monedhës’.

XS
SM
MD
LG