Ndërlidhjet

Qeveria e Irakut pretendon ta rimarrë shpejt Mosul'in nga IS


Ibrahim al-Jaafari

Ibrahim al-Jaafari

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari ka thënë të se ai është i bindur se operacioni ushtarak për të rimarr Mosul-in nga militantët e Shtetit Islamik, nuk do të zgjasë shumë.

“Duke falenderuar operacionin që do të nisin, mendoj se nuk do të jetë shumë e vështirë që të rimarrim Mosulin”, ka thënë Jafaari, të hënën pas përfundimit të koferencës në Paris, e mbajtur për krizën në vendin e tij.

“Mendoj se nuk do ta kemi të vështirë që të rimarrim Mosulin, brenda një afati të mesëm”. është shprehur ai.

Militantët e Shtetit Islamik, kanë pushtuar qytetin e irakut Mosul po ashtu edhe Tikrit në muajin qershor duke i shpallur si vende të Kalifatit Islamik.

Paraprakisht forcat e SHBA-së, janë shprehur skeptikë lidhur me qeverinë e Irakut se do të mund të rimarr Mosulin brenda një afati të shkurtër.

XS
SM
MD
LG