Ndërlidhjet

logo-print

SHBA shtyn Bjellorusinë që të hetojë zhdukjen e kritikëve të presidentit


Presidenti Alyaksandr Lukashenka

Presidenti Alyaksandr Lukashenka

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka kërkuar që Bjellorusia të zgjasë statutin e kufizimit lidhur me hetimin e zhdukjes së kritikëve të Presidentit Alyaksandr Lukashenko, 15 vjet më parë.

Qeveria amerikane mbetet "thellësisht e shqetësuar me fatin" e kreut të opozitës Viktar Hanchar dhe biznesmenit Anatol Krasowski pasi ata u zhdukën në Minsk më 16 shtator, 1999, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

“Ne kërkojmë nga autoritetet e Bjellorusisë që të vazhdojnë mandatin hetues për zhdukjen e tyre dhe të fillojnë një hetim transparent”, ka thënë ky zyrtar, duke shtuar se ‘familjarët e të zhdukurve meritojnë drejtësi”.

Sipas ligjeve të Bjellorusisë, një hetim mbi një krim të caktuar, mund të zgjasë deri në 15 vite.

Një raportues i Asamblesë në Parlamentin e Këshillit të Evropës në vitin 2004, pati konkluduar se zyrtarë të Bjellorusisë ‘mund të jenë të përfshirë në zhdukjen e tyre’.

XS
SM
MD
LG