Ndërlidhjet

SHBA preferon Britaninë e Bashkuar


Presidenti, Barack Obama

Presidenti, Barack Obama

Zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë, kanë deklaruar të hënën se referendumi skoces për pavarësi, do të respektohet nga Uashingtoni, edhe pse Shtetet e Bashkuara preferojnë që Britania të mbetet ‘e fortë, dhe e bashkuar’.

Skocezët votojnë të enjtën, nëse duan apo jo të ndahen nga Britania e Bashkuar dhe të bëhen shtet i pavarur.

Zëdhënësi i Presidentit, Barack Obama me shumë kujdes ka kthyer përgjigjje lidhur me pavarësinë e Skocisë.

“Ky është një vendim që i takon popullit skocez”, ka thënë ai.

“Ne respektojmë të drejtën e çdo individi për të marrë vendim. Por, ju e dini, siç ka thënë edhe vet presidenti Obama, se Shtetet e Bashkuara preferojnë që të shohin Britaninë e Madhe, ‘të fuqishme dhe të bashkuar’.

XS
SM
MD
LG