Ndërlidhjet

logo-print

Kerry refuzon të merret me deklaratat e Iranit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka refuzuar që të shtyhet me deklaratat e Iranit, nëse SHBA i ka bërë ftesë apo jo për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftë ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë të hënën se kryeqyteti Tehran ka refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar në luftë ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas, Khamenei, këtë kërkesë e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Irak.

Por, Kerry, në konferencën në Paris, e mbajtur të hënën me 15 shtator, ku morrën pjesë rreth 30 shtete e organizata, e organizuar për të diskutuar luftën ndaj militantëve të IS, ka thënë se të argumentosh me Iranin nuk ëshë ‘konstruktive’, nuk është diçka që të ofron zgjidhje.

Kerry gjatë fundjavës ka thënë se në konferencën në Paris, Irani nuk është i ftuar, dhe se pjesëmarrja e saj aty nuk do të ishte e përshtatshme.

SHBA-të, kanë refuzuar përfshirjen e Iranit në koalicionin ndërkombëtar për ta luftuar IS, ndërsa gjatë ditës së sotme, udhëheqësi Iranian Khamenei ka insistuar se Irani është ai që ka refuzuar të ndihmojë SHBA-të.

XS
SM
MD
LG