Ndërlidhjet

Merkel kërkon nga Rusia t’i tërheq trupat prej Ukrainës


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Që plani i paqës të funksionojë në Ukrainën lindore, Rusia duhet t’i tërheq trupat, ka bërë apel kancelarja gjermane Angela Merkel.

Përmes një bisede telefonike, në orët e vonshme të së hënës, kancelarja Merkel i ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin se tërheqja e plotë e trupave, duhet të shoqërohet edhe me sigurimin e kufirit Rusi-Ukrainë në mënyrë që të parandalohet dërgimi i luftëtarëve dhe armëve tek separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Ajo po ashtu ka mirëpritur bisedimet mes Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian lidhur me tregtinë e lirë, dhe ka bërë thirrje që bisedimet e tilla trilaterale të diskutojnë edhe çështjen e gazit nayral që përmes Rusisë dërgohet në Ukrainë.

Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë për mbështetje dhe furnizim të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, duke i’u dërguar armë, diçka që Moska po e mohon.

Marrëveshja për armëpushim mes rebelëve dhe forcave ukrainase është arritur më 5 shtator, por nga atëherë ajo në vazhdimsi është shkelur.

XS
SM
MD
LG