Ndërlidhjet

logo-print

Në Kabul të Afganistanit, është raportuar për një shpërthim të një sulmi vetëvrasës nga talibanët.

Raportet thonë se një makinë me bomba ka sulmuar dhe shpërthyer në një konvojë makinash në rrugën kryesore të aeroportit në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ende nuk ka raporte zyrtare për viktimat dhe të lënduarit.

Tensionet janë nisur në këtë vend, në prag të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që kanë destabilizuar vendin, përpara tërheqjes së shumicës së trupave të huaja, deri në fund të vitit.

Kryengritësit talibanë kanë shfrytëzuar pasigurinë, dhe kanë nisur sulmet me bomba ndaj zyrtarëve qeveritarë në të gjithë vendin.

Ndryshe, presidenti në largim i Afganistanit Hamid Karzai është takuar të hënën me dy kandidatët, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, me ç’rast ka thënë se kanë arritur progres lidhur me marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.

Faizullah Zaki, një anëtar i ekipit zgjedhor Ghani-s, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se një marrëveshje e tillë mund të nënshkruhet sot, më 16 shtator.

XS
SM
MD
LG