Ndërlidhjet

Sulmi vetëvrasës në Kabul vret 3 anëtarë të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim

Sulmi vetëvrasës i talibanëve, që ka ndodhur sot në mëngjes në Kabul, ka vrarë tre anëtarë të NATO-s, si dhe ka plagosur 13 civilë.

Një taliban ka mbushur me mjete shpërthyese një automjet me të cilin ka sulmuar një konvoj me ushtarë të huaj në Kabul të Afganistanit.

Zyrtarët thonë se shpërthimi ka ndodhur në rrugën kryesore për në aeroport, afër Ambasadës Amerikane.

“Mund të konfirmojmë se tre anëtarë të NATO-s kanë vdekur si pasojë e sulmit në Kabul”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

XS
SM
MD
LG