Ndërlidhjet

Forcat pakistaneze vrasin 31 militantë


Ushtarët pakistanezë

Ushtarët pakistanezë

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se ka vrarë 31 militantë të Shtetit Islamik, gjatë sulmeve ajrore dhe përleshjeve në tokë, afër kufirit me Afganistanin.

Gjatë këtyre sulmeve, kanë gjetur vdekjen edhe tre ushtarë.

Në një deklaratë lëshuar sot, thuhet se sulmet ajrore kanë vepruar në Tirah dhe Khyber, në të cilat vende janë vrarë 20 militantë dhe janë shkatërruar dy depo me armë.

Në anën tjetër, gjatë sulmeve në tokë në kufirin me Afganistanin, janë vrarë 11 militantë, dhe 3 ushtarë.

Ofenziva e ushtrisë pakistaneze ka nisur në muajin qershor, me arsyen për të pastruar vendin nga kryengritësit.

Thuhet se nga atëherë deri më sot janë vrarë më shumë se 1.000 militantë dhe rreth 100 ushtarë, edhe pse numri i saktë nuk është ende i identifikuar.

XS
SM
MD
LG