Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Aeroplani ushtarak u rrëzua në territorin e IS-it


Një pjesëtar i militantëve dhe banorë i tregojnë pjesët e aeroplanit ushtarak të rrëzuar

Një pjesëtar i militantëve dhe banorë i tregojnë pjesët e aeroplanit ushtarak të rrëzuar

Një aeroplan ushtarak i Sirisë raportohet se është rrëzuar në qytetin Raka, në pjesën verilindore të këtij vendi, që është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar sse Aeroplani u rrëzua sot, pasi në këtë hapësirë ishin ndërmarrë pesë sulme ajrore.

Gjatë rrëzimit, aeroplani e ka goditur një shtëpi, duke shkaktuar viktima.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, por në disa raporte thuhet se përplasja kishte ndodhur pasi militantët e Shtetit Islamik kishin shtënë me aramtim kundërajror.

Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i ka shtuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën lindore të Sirisë, gjatë javëve të fundit, duke e goditur bazën e tyre në kryeqytetin rajonal, Raka.

Ky grup militant ka okupuar territore të gjëra në Siri dhe në Irak.

Në Irak, kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik, po ndërmerren sulme ajrore nga ushtria e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG