Ndërlidhjet

OKB: Qeveria ka kryer shumicën e mizorive në Siri


Paulo Sergio Pinheiro

Paulo Sergio Pinheiro

Një komision i Kombeve të Bashkuara, që ka zhvilluar hetime për krime të luftës në Siri, thotë se qeveria e presidentit, Bashar al-Assad, e ka kryer pjesën më të madhe të mizorive në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Ky komision thotë se më shumë njerëz kanë vrarë forcat qeveritare se sa militantët e Shtetit Islamik.

Shefi i komisionit të OKB-së, Paulo Sergio Pinheiro, ka raportuar sot në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se qeveria e Sirisë mbetet përgjegjëse për pjesën më të madhe të të vrarëve në këtë konflikt.

Sipas Kombeve të Bashkuara , prej marsit të vitit 2011, kur ka filluar konflikti, janë vrarë më se 190 mijë njerëz.

Duke u shprehur për militantët e Shtetit Islamik, zoti Pinheiro i ka përshkruar ata si “agjentë të vdekjes dhe të shkatërrimit”.

XS
SM
MD
LG