Ndërlidhjet

Talibanët e marrin përgjegjësinë për sulmin kundër NATO-s


Një person e ndihmon të plagosurin nga sulmi i sotëm në Kabul

Një person e ndihmon të plagosurin nga sulmi i sotëm në Kabul

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm vetëvrasës me bombë, kundër një konvoji të ushtarëve të jashtëm në Kabul të Afganistanit, me ç’rast u vranë 3 pjesëtarë të NATO-s dhe janë plagosur 13 civilë.

Sulmi, që u krye në mëngjes, i ka prekur shumë makina në rrugën për në aeroportin ndërkombëtar, afër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Ushtria e Polonisë ka shpallur se një ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG