Ndërlidhjet

Champagne: Fushata për president të FIFA-s, për pabarazinë


Kandidati për president i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Jerome Champagne, dëshiron që të shqyrtohen shumë probleme, që e mundojnë këtë sport, pas fasadës shkëlqyese,e për të cilat është diskutuar rrallë në këtë organizatë.

Zoti Champagne, me shtetësi franceze, që dje ka konfirmuar se do të garoj kundër Sep Blatterit, në zgjedhjet për president të FIFA-s vitin e ardhshëm, vazhdimisht ka folur për pabarazinë në rritje në futboll.

Ai ka tërhequr vërejtjen se futbolli mund të rrezikohet ashtu siç ka ndodhur në basketboll, që sipas tij po dominohet nga NBA, ndërsa pjesa tjetër e këtij sporti ka mbetur e izoluar, raporton Reuters.

Ish-dilopmati, Jerome Champagne, prej vitit 2010 ka punuar si këshilltar i pavarur i futobllit ndërkombëtar, i fokusuar në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës, ato izraelito-palestineze dhe Qipron.

XS
SM
MD
LG