Ndërlidhjet

Vërshime në Serbi dhe Kroaci


Pamje nga vërshimet në një fshat afër Kralevës ë Serbi

Pamje nga vërshimet në një fshat afër Kralevës ë Serbi

Një grua ka humbur jetën dje pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve të ripërtira në Serbi, katër muaj pasi nga vërshimet rekorde, kishin humbur jetën afro 80 vetë në Ballkan, kanë raportuar mediat lokale në këtë vend.

Më i prekuri është fshati lindor, Tekija, në bregun e djathtë të Danubit. Më se 300 banorë të këtij fshati, prej 1 mijë sa janë gjithsej, janë evakuuar, ka njoftuar policia.

Një grua në moshë ka humbur jetën nga ngritja e nivelit të ujit në këtë fshat, kanë raportuar mediat.

Pjesët e tjera në lindje të Serbisë po ballafaqohen me vërshime, përfshirë qytetet Negotin, Klladovë dhe Majdanpek, ku kanë rënë 50 litra shi për një metër katror.

Vërshime ka pasur edhe në Kroaci, ku më se shumti janë goditur pjesët qendrore, përfshirë qytetet Krallovac dhe Sisak.

Në këtë vend, pothujasae tash e një javë ka reshje të mëdha të shiut.

Afro 2 mijë njerëz janë evakuuar nga Karllovaci, gjatë fundjavës.

Para katër muajsh, nga vërshimet e mëdha, që nuk mbahen mend për një kohë të gjatë, në Serbi dhe Bosnjë, ishin prekur afro 2 milionë njerëz.

Banka Evropian për Rikonstruktim dhe Zhvillim kishte vlerësuar se dëmet nga këto vërshime në të dy vendet, mund të arrijnë në 3 miliardë euro.

XS
SM
MD
LG