Ndërlidhjet

Gjykata: Britania nuk është përgjegjëse për vrasjen e irakianit


Pamje e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Pamje e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka marrë vendim që Britania nuk ishte përgjegjëse për torturën e qartë dhe ekzekutimin e një irakiani të zënë nga forcat britanike në vitin 2003.

Irakiani, Tarek Hassan, ishte arrestuar nga ushtarët britanikë në prill të vitit 2003, pak kohë pas invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, por Londra thotë se ai ishte liruar pas një muaji.

Trupi i tij i pajetë ishte zbuluar në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad, në shtator të vitit 2003. Duart e tij ishin të lidhura dhe shihej qartas se ishte qëlluar për vdekje.

I vëllai i tij, Khadim Hassan, i cili ishjte zyrtar i lartë ushtarak nën regjimin e diktatorit, Saddam Hussein, e paraqiti këtë rast në gjykatën në Strasburg, duke pretenduar se Britania ishte përgjegjëse për vdekjen e tij dhe shenjat e torturës.

Por, gjykata vendosi që i ndjeri Tarek, që ishte marrë në pyetje, ishte civil dhe ishte liruar shumë kohë para vdekjes së tij.

XS
SM
MD
LG