Ndërlidhjet

logo-print

Rënie e urisë në përmasa globale


Ilustrim

Ilustrim

Numri i njerëzve të uritur në botë ka rënë për më tepër se 100 milionë gjatë dekadës së kaluar, por edhe mëtutje, 805 milionë njerëz, ose 1 prej 9 personave, ende nuk ka ushqim të mjaftueshëm, kanë njofutar sot agjencitë ndërkombëtare për agrikulturë.

Synimet e qeverive për përmirësimin e ushqimit kanë ndihmuar për të ecur në rrugën kah plotësimi i qëllimit të Kombeve të Bashkuara, që të përgjysmohet numri i njerëzve që vuajnë nga mungesa e ushqimit, ndërmjet vitit 1999 e 2015, kanë thënë Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara, Fondi Ndërkombëtar për Agrikulturë dhe Programi Botëror i Ushqimit.

Duke i përmendur përpjekjet në shtatë vende, Bolivi, Brazil, Haiti, Indonezi, Madagaskar, Malavi dhe Jemen, këto tri agjenci thanë se “reduktimi i përshpejtuar, substancial dhe i qëndrueshëm i urisë, është i mundshëm me përkushtimin e nevojshëm politik”.

XS
SM
MD
LG