Ndërlidhjet

Obama u adresohet trupave për strategjinë anti-IS


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do t’iu adresohet trupave amerikane, të përfshira në strategjinë e tij për të shkatërruar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

Obama ka arritur në Tampa të Floridës, ku Komanda Qendrore e SHBA-së, përgjegjëse për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, ka selinë.

Obama ka thënë javën e kaluar se trupat amerikane nuk do të kenë mision luftarak në Irak.

Por, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka paralajmëruar dërgimin e forcave tokësore, nëse koalicioni i ri ndërkombëtar dështon të mposhtë Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG