Ndërlidhjet

Së paku 50 viktima të reja në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Së paku 50 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të Qeverisë siriane në qytetin Talbiseh të provincës Homs.

Aktivistët thonë se në mesin e të vrarëve janë edhe gjashtë fëmijë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se qyteti në fjalë është bombarduar për dy ditë radhazi.

Po sipas tij, numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë trupa të pajetë mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Mbi 191,000 njerëz janë vrarë dhe nëntë milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prejse ka nisur kryengritja në Siri, në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG