Ndërlidhjet

BE “përshëndet” ligjet e reja në Ukrainë


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian vlerëson se ligjet e reja në Ukrainë, që u ofrojnë rajoneve separatiste autonomi më të gjerë dhe rebelëve pro-rusë amnisti, janë “hapa të rëndësishëm” drejt zgjidhjes paqësore të krizës në Ukrainë.

“Ne konsiderojmë se Ukraina i është përmbajtur Marrëveshjes së Minskut”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Marrëveshja e Minskut, e arritur më 5 shtator midis autoriteteve ukrainase dhe rebelëve pro-rusë, ka sjellë edhe armëpushim mes palëve.

Megjithatë, disa kritikë të kësaj marrëveshjeje thonë se ajo mund të rrezikojë ndarjen e përhershme të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG