Ndërlidhjet

Sony parashikon humbje të madhe vjetore


Prodhime të Sony-t (foto ilustruese)
Prodhime të Sony-t (foto ilustruese)

Gjiganti japonez i elektronikës Sony ka thënë se humbja e tij vjetore mund të jetë katër herë më e madhe se parashikimi fillestar.

Kompania tani pret që të ketë humbje për 230 miliardë jen, krahasuar me llogaritjet e mëparshme prej 50 miliardë jenësh.

Sony ka thënë se kjo është pasojë e konkurrencës së ashpër nga rivalët globalë: Apple dhe Samsung.

Smartfoni Xperia i Sonyt është shitur dobët në Kinë dhe SHBA, për shkak të konkurrencës lokale dhe shpërndarjes së kufizuar.

XS
SM
MD
LG