Ndërlidhjet

Pakistan: 13 raste të reja me poliomelit


Ilustrim
Ilustrim

Trembëdhjetë raste të reja me poliomelit janë raportuar në Pakistan.

Ato janë gjetur në provincat Sind, Punxhab dhe Baluçistan dhe janë konformuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Islamabad.

Rastet e reja çojnë në 158 numrin e të prekurve me poliomelit në këtë vend.

Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, janë tre shtetet e vetme në botë ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.

Përpjekjet për ta luftuar sëmundjen pengohen shpesh nga sulmet e militantëve mbi ekipet e imunizimit.

XS
SM
MD
LG