Ndërlidhjet

Kosova vendos sanksione ndaj Rusisë


Prishtinë

Prishtinë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës është aprovuar vendimi për vendosjen e sanksioneve për Federatën Ruse.

Vendimi thuhet se është në koordinim me partnerët e shtetit të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimi është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtar dhe është përpjekje për të dënuar shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur dhe agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës".

"Ky vendim dëshmon se Kosova po trajtohet me dinjitet dhe në mënyrë të barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendimi parasheh një listë të institucioneve të ndryshme që duhet të jenë zbatuese të vendimit për sanksione", thuhet në njoftimin e qeverisë në detyrë.

XS
SM
MD
LG