Ndërlidhjet

Iraku: S’kemi nevojë për trupa të huaja tokësore


Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka thënë se trupat e huaja tokësore nuk janë as të nevojshme, as të dëshirueshme në luftën e vendit të tij kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Abadi i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të zgjerojë fushatën kundër IS-it në Siri.

Ai ka thënë se lufta kundër grupit xhihadist do të jetë pa fund derisa militantët të mos qëllohen edhe në Siri.

Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG