Ndërlidhjet

Rajoy: Fushatat për pavarësi, sulm për Evropën


Mariano Rajoy
Mariano Rajoy

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se thirrjet për pavarësinë e Skocisë janë sulm për integrimin evropian.

“Të gjithë në Evropë konsiderojnë se këto procese janë shumë negative, si financiarisht, ashtu edhe ekonomikisht. Këto procese janë sulm mbi frymën evropiane, sepse Evropa është ndërtuar për integrim dhe jo ndarje të shteteve”, ka thënë Rajoy.

Referendumi në Skoci, i cili mbahet nesër dhe është miratuar nga Qeveria britanike, ka rritur shpresat e katalonasve se do të kenë të drejtë për referendum.

Ata duan të vendosin kontrollin e plotë ekonomik dhe politik mbi këtë rajon të Spanjës.

XS
SM
MD
LG