Ndërlidhjet

BB: Ebola mund të shkatërrojë ekonomitë afrikane


Ilustrim
Ilustrim

Shpërthimi i Ebolës mund të ketë ndikim katastrofik në ekonomitë e Guinesë, Liberisë dhe Siera Leones, ka paralajmëruar Banka Botërore.

Ky institucion ka thënë se ndikimi ekonomik i virusit "mund të rritet tetëfish në shtetet tashmë të brishta".

Megjithatë, është thënë se kostoja mund të kufizohet nëse epidemia trajtohet me një përgjigje të shpejtë globale.

Ebola ka vrarë mbi 2,400 njerëz në Afrikën Perëndimore qysh në muajin mars.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka cilësuar shpërthimin e fundit të virusit si “kërcënim për sigurinë globale”.

XS
SM
MD
LG