Ndërlidhjet

Presidenti iranian: Veprat e IS të barabarta me vrasjen e tërë njerëzimit


Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian Hassan Rohani ka dënuar vrasjet nga militantët e Shteti Islamik (IS) në Siri e Irak.

Rohani, në një intervistë për stacionin televiziv amerikan NBC më 17 shtator, ka thënë se prerja e kokës së njerëzve të pafajshëm është "e barabartë me vrasjen e tërë njerëzimit."

Përveç prerjës së kokës së dy gazetarëve amerikanë dhe një punëtor ndihmës britanik, militantët e IS, në mënyrë publike kanë prerë koka edhe të qytetarëve të tjerë në Siri dhe Irak, pjesët ku ata i kontrollojnë.

Rohani shtoi se kur shikohet përmes "parimeve dhe kulturës islame," vrasja e njerëzve të pafajshëm "kjo çka po bëjnë militatët është e turpshme, është shqetësuese dhe e dhimbshme" për gjithë njerëzimin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë formuar një koalicion prej 40 shteteve, të cilat janë zotuar se do të luftojnë militantët e IS, por në këtë mes nuk hyn edhe Irani.

XS
SM
MD
LG