Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, miraton armatosjen e rebelëve në Siri


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të kërkesës së Presidentit, Barack Obama për të armatosur dhe stërvitur rebelët e moderuar në Siri.

Ligjvënësit kanë votuar të mërkurën me 273 vota pro dhe 156 kundër.

Kurse sot më 18 shtator, pritet të votojë për këtë çështje edhe Senati.
Votimi vjen, pas më pak se dy muajsh para zgjedhjeve të mesit të mandatit të SHBA-së, ku publiku në përgjithësi është mbështetës i sulmeve ajrore kundër militantëve të IS, por janë shprehur të kujdesshëm për t’i hyrë një lufte më të gjerë.

Presidenti amerikan, Obama, ka kërkuar nga rebelët e moderuar që të luftojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, që cilët kanë marrë kontrollin e disa rajoneve në Siri dhe pjesën më të madhe të Irakut verior.

Andaj ai kishte propozuar që të SHBA-të të armatosin dhe të trajnojnë rebelët e moderuar.

XS
SM
MD
LG