Ndërlidhjet

Presidenti iranian thotë se sulmet ajrore nuk mjaftojnë për të luftuar IS


Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për politikën e tyre që të luftojnë militantët e Shtetit Islamik duke shprehur dyshime nëse mjaftojnë vetëm sulmet ajrore.

Presidenti, Hassan Rohani në një intervistë dhënë televizionit amerikan NBC, ka shtruar pyetjen ‘nëse vetëm sulmet ajrore do të jenë mjaftueshëm për të luftuar militantët e Shtetit Islamik’.

Rohani ka pyetur, se përse SHBA-të kanë përjashtuar dërgimin e trupave tokësore në për t’i luftuar militantët.

“A po frikësohet Amerika se ushtarët e tyre mund të vritën në luftën ndaj grupeve ekstremiste", ka pyetur Rohani.

“Nëse ata duan të përdorin avionët dhe asnjë amerikanë të mos lëndohet, a mendoni se është e mundur që të luftohet terrorizmi, pa bërë asnjë sakrificë?”, ka shtuar më tej Presidenti iranian.

Kritik është shprehur edhe Minsitri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, i cili ka thënë se Uashigtoni duhet të mendojë nëse militantët e IS, mund të luftohen vetëm përmes sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG