Ndërlidhjet

logo-print

Sot vendoset për pro apo kundër pavarësisë së Skocisë


Femije me flamurin pro-pavarësisë ne Skoci

Femije me flamurin pro-pavarësisë ne Skoci

Sot, më 18 shtator, votuesit në Skoci do t’iu drejtohen qendrave të votimit, në referendumin historik që po mbahet përmes të cilit do të vendoset nëse vendi i tyre duhet të bëhet një shtet i pavarur ose duhet të mbetet e bashkuar me Britaninë e Madhe.

Sondazhet e fundit të opinionit u japin përparësi mbështetësve të bashkimit me rreth 52 përqind kundrejt atyre që duan ndarjen me 48 përqind.

Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi “që vjen një herë në jetë” për Skocinë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “do t’i thyhet zemra” nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.

Rezultatet pritet të publikohen mëngjesin e 19 shtatorit.

XS
SM
MD
LG